Meta takim me historianen shqiptare Alba Kepi: Mbështetje për ata që ruajnë trashëgiminë

Presidenti Ilir Meta ka zhvilluar sot një takim me gazetaren, publicisten dhe historianen Alba Kepi.

Përmes një mesazhi në ‘Facebook’, Meta thekson se historiania Kepi i ka dhuruar studimin e saj etnografik “Dasma tiranase”, që siç shton Presidenti, është një vepër e arrirë, që ja vlen të lexohet.

“Një takim miqësor me gazetaren, publicisten dhe historianen, Alba Kepi. Më dhuroi studimin e saj etnografik “Dasma tiranase”, një vepër e arrirë, që ja vlen të lexohet. Përpjekjet e tiranasve autoktonë për ruajtjen dhe promovimin e trashëgimisë së pasur kulturore të kësaj treve meritojnë të mbështeten, veçanërisht kur “virusi” i babëzisë ka shkatërruar dhe po vë në rrezik shumë vlera të rralla materiale dhe shpirtërore të Tiranës.”

Kush është Alba Kepi?

Gazetare, publiciste dhe historiane shqiptare e cila aktualisht jeton në Itali.

E lindur ne një familje autoktone të Tiranës ku ka jetuar deri me vitin 1999. Më tej u largua drejt Romës për t’ju bashkuar bashkëshortit i cili është profesor i gjuhës italiane e ne atë kohe ishte thirrur të punonte pranë një organizate humanitare si përkthyes ne kampet me refugjate kosovare te ngritura ne Siçili te Italisë. Keoi i përket një familjeje të borgjezisë së hershme të Tiranës se fillim viteve ‘900 ku pas ardhjes së regjimit komunist iu konfiskua gjithçka, prona, shtëpi, pasuri, deri ne veshjet e trupit.

Gjyshi saj u burgos për mbi 12 vite ne burgjet e komunizmit; stërgjyshi u pushkatua ne prag te derës nga komunistët në vjeshtën e vitit 1944 gjatë ditëve të terrorit komunist në Tiranë; një nga dajat, ish Drejtor i gjimnazit te Gjakovës u pushkatua po nga komunistët në Kosovë më 1946 ne Masakrën e Pejës apo siç njihet ndryshe ne Kullën e Sherametit.

Kanë qenë pokërisht këto ngjarje që i kanë mësuar asaj të shtrëngoi fort të vërteten. E diplomuar ne Universitetin e Tiranës në Fakultetin e Filologjisë, për 4 vite para se të largohej nga Tirana ka punuar në Drejtorinë e Muzeve të Tiranës me pozicionin Lektore. Në Itali u specializua në degën ‘Gazetari Reporter’ e më pas në menaxhim të organizatave joqeveritare.

Rrugëtimi i gazetarisë i Alba Kepi ka pasur zanafillën pikërisht në momentin kur filloi punën ne Drejtorinë e Muzeve te Tiranës. Aty ajo u thellua ne arkivistikën e materialeve historike, ku për herë të parë ra në kontakt me fotografi të retushuara dhe dokumente të falsifikuara komunistët. U njoh me personalitete e figura patriotike kombëtare jeta e të cilëve ishte shuar apo shkatërruar nga ky regjim. Kështu nisi të publikoi artikujt e saj të parë mbi figura patriotike të Tiranës , fillimisht ne gazetën e sapo hapur «Dajti». Pra fillesat e lidhjes së saj me gazetarinë ishte hulumtimi e dhënia e së vërtetës që meritonin familjet patriotike të Tiranës.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *