Meta takim me përfaqësuesit e “Turgut Ozal”: Jam i shokuar nga vendimi për mbylljen e kopshtit!

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zhvilluar një takim me përfaqësuesit e institucionit arsimor ‘Turgut Ozal’.

Me anë të një postimi në rrjete sociale, Meta thotë se është i shokuar nga vendimi i qeverisë për mbylljen e kopshtit. Sipas Metës, është shqetësuese që merret ky vendim pasi nis shkolla duke ndikuar tek fëmijët, prindërit dhe mësuesit. Ndër të tjera, ai shprehet se e inkurajon institucionin të ndjekë deri në fund rrugën ligjore.

“Prita sot përfaqësuesit e institucionit arsimor “Turgut Ozal”, një investim privat hollandez, që më shpjeguan në detaje veprimet antiligjore të Qeverisë shqiptare ndaj këtij institucioni arsimor, për të cilat janë njoftuar dhe rasti po ndiqet me vëmendje edhe nga institucionet ndërkombëtare.

Jam i shokuar nga këto fakte të cilat shkatërrojnë sigurinë juridike në vend. Këto akte antiligjore nuk kanë të bëjnë vetëm me një shkollë, por tregojnë rrezikun që i kanoset çdo qytetari, investitori të huaj, biznesi të ndershëm, etj.

Shpreh shqetësimin e madh për këto akte të papranueshme, nisur edhe nga fakti, që ky vendim i Qeverisë merret pasi ka filluar shkolla, duke ndikuar tek fëmijët dhe familjet e tyre, si edhe tek mësuesit.

Jemi një vend që duhet të funksionojë sipas ligjeve, por në këtë rast, shteti ynë ka kryer akte arbitrare brutale dhe të paligjshme, që kanë traumatizuar qindra vogëlushë dhe familjet e tyre.

I inkurajova ata të ndjekin deri në fund rrugën ligjore dhe i sigurova se do ta monitorojmë procesin nga afër. Arsimi dhe fëmijët të mos përfshihen e të bëhen viktima të politikës”, shkruan Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *