Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar ditën e sotme me qytetarët në njësinë numër 8 në Tiranë.
Meta shkruan se ka biseduar me ta jo vetëm për problematikat që i shqetësojnë por edhe për dëshirën e tyre për një ndryshim të shumëpritur në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë.
“Sot paradite shkuam në njësinë numër 8 në Tiranë, ku pata rastin të takohesha me dhjetëra qytetarë të kësaj zone.
Të bisedoja me ta dhe të dëgjoja prej tyre jo vetëm problematikat që i shqetësojnë, por edhe dëshirën për një ndryshim të shumëpritur në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë. Pranvera e Ndryshimit ka filluar”, ka shkruar Meta.