Meta, takime me banorët në zonën e Freskut

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zgjedhur që ditën e sotme të vizitojë zonën e freskut ku ka zhvilluar biseda edhe me banorë të zonës.

Në një postim në Facebook, Meta u shpreh se është njohur me problemet e përditshme të qytetarëve, që sipas tij variojnë nga rrugët, infrastruktura, situata me ujin e pijshëm etj.

Meta u shpreh se këto problematika kërkojnë zgjidhje nga ekipi i PL që do të votohet në 14 maj për të sjellë ndryshimin.

Postimi i plotë:

Bashkë me znj. Silva Caka, kryesuesja e listës së Partisë të Lirisë për Këshillin Bashkiak të Tiranës dhe me disa aktivistë të rinj nga LRI vizituam sot zonën e njohur si “Fresku”.

Kjo lagje e re e Tiranës është kthyer në një qytet brenda qytetit, por infrastruktura e saj nuk u përgjigjet nevojave të banorëve.

Qytetarët që takova më treguan për problematikat e përditshme me të cilat ata përballen e që do të zgjidheshin thjesht, po të kishte drejtues bashkiakë që fokusohen te puna dhe jo vetëm te propaganda.

Rrugë të ngushta e të shkatërruara, mungesa e kanalizimeve, mungesa e trotuareve, pamundësia për parkimin e makinave, çerdhe e kopshte me kapacitet të ulët, që nuk iu përgjigjen nevojave të zonës, si dhe përkeqësimi i situatës me ujin, që s’mund të pihet më, kërkojnë zgjidhje nga ekipi ynë që do votohet në 14 Maj për të sjellë Ndryshimin.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *