Presidenti i Partisë së Lirisë, Ilir Meta deklaroi sot se nuk u surprizua nga vendimi i Gjykatës së Lartë që rrëzoi kërkesën për lirimin e Ervin Salianjit nga qelia. “Asnjë surprizë nga togat e zeza të Edi Ramës në sistemin e Ramaformës.
Unë dje me kërkesën time, vizitova deputetin Salianji në burgun e Fierit dhe shpreh bindjen time se kjo burgosje politike tregon tmerrin e regjimit nga fuqia denoncuese e opozitës së vërtetë, e sidomos nga fakti që i është bërë lidhjeve më të larta të narkoqeverisë me trafikun e drogës, është dhe një tmerr për zgjedhjet që vijnë sepse mendojnë se do të trembin deputetët, gazetarët e pa blerë, në denoncimet e ardhshme.
E gjithë Shqipëria duhet të ngrohet në protesta në mënyrë që ku të mos jetë një vend konglomerat emigrantësh të huaj ku të mos flitet më as gjuha shqipe”, tha kreu i PL-së.