Meta takon ambasadoren e Holandës: Mirënjohje për mbështetjen gjatë procesit të integrimit

Presidenti Meta ka takuar sot ambasadoren e Holandës në Tiranë, Guusje Korthals Altes, me rastin e përfundimit të misionit të saj diplomatik në vendin tonë.

Në një postim në Facebook, ku ndan foto nga takimit, kreu i shtetit shkruan se vlerëson kontributin e Ambasadores në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, ndërsa e falenderoi atë për mbështetjen e Holandës për procesin e integrimit europian të Shqipërisë.

Postimi i plotë:

Pata kënaqësinë të takohesha sot me Ambasadoren e Holandës në Tiranë, SH.S.Znj. Guusje Korthals Altes, me rastin e përfundimit të misionit të saj diplomatik në vendin tonë.

Vlerësova kontributin e Ambasadores në forcimin e marrëdhënieve dypalëshe, nënvizova nivelin shumë të mirë të tyre dhe rëndësinë e forcimit më tej në dobi të dy vendeve tona veçanërisht në fushën e shkëmbimeve ekonomike dhe investimeve të huaja, ku Holanda zë një vend të rëndësishëm dhe në rritje.

Falënderova për mbështetjen e Holandës për procesin e integrimit europian të Shqipërisë, në veçanti për qëndrimin inkurajues të Parlamentit holandez për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me Shqipërinë.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *