Presidenti Ilir Meta është takuar ditën e sotme me ambasadorin e Çekisë Jaroslav Ludva. Në një postim në llogarinë e tij në Facebook, kreu i shtetit bën të ditur se e ka falenderuar zotin Ludva për ndihmën që Çeka ka dhënë në operacionet nga ajri për shuarjen e zjarreve.
Po ashtu, Meta thotë se e përgëzoi ambasadorin dpër detyrën që sapo ka marrë si Dekan i Trupit Diplomatik në Shqipëri.
ILIR META NË FACEBOOK
“Një takim i përzemërt me Ambasadorin e Çekisë, Sh.T.Z Jaroslav Ludva.
E falenderova me mirënjohje për ndihmën e çmuar dhe mbështetjen konkrete të Çekisë me operacionet nga ajri për shuarjen e zjarreve, aq të nevojshme në këtë situatë të vështirë. E përgëzova dhe i urova shumë suksese në detyrën shumë të rëndësishme, që sapo ka marrë, si Dekan i Trupit Diplomatik në Shqipëri.”
Kujtojmë se Çekia dhe Holanda kanë sjellë për të mbështetur Shqipërinënë luftën me zjarret tre helikopterë, në kuadër të aktivizimit të Mekanizmit të Mbrojtjes Civile të Bashkimit Evropian.
/Priza.al/