Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta është takuar me koordinatorin për universitetet dhe studentët.
Me anë të një postimi në faqen e tij zyrtare në ‘Facebook’, Meta shkruan se mbështetja e Partisë së Lirisë për protestën nuk do të mungojë duke shtuar se pa arsim nuk ka zhvillim.
“Kënaqësi ta nisja sot punën duke takuar Koordinatorin për Universitetet dhe Studentët, Kristian Kina. E sigurova se mbështetja e Partisë të Lirisë do të jetë maksimale sot në opozitë dhe nesër në qeverisje. Për ne nuk ka Zhvillim pa Arsim. Investimi më strategjik për ne do të jetë për arsimin dhe të rinjtë”, tha Meta.