Presidenti i Republikës Ilir Meta, ka takuar ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë Luigi Di Maio gjatë vizitës së tij në Itali.
Me anë të një postimi në rrjete sociale, Presidenti shprehu vlerësimin për Italinë si një partner strategjik të Shqipërisë, me një rol proaktiv në mbështetje të perspektivës europiane.
Postimi i Presidentit Meta:
‘Një takim i ngrohtë në Romë me Ministrin e Punëve të Jashtme të Italisë, Luigi Di Maio, në punimet e Konferencës Ndërkombëtare “Rrugë të reja për t’u përkujdesuar – Bota pas Pandemisë së COVID-19″. Italia është një partner strategjik i Shqipërisë, me rol proaktiv në mbështetje të perspektivës tonë europiane, marrëdhëniet e shkëlqyera tradicionale me të cilën meritojnë të fuqizohen më tej, në të gjitha fushat. Komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali, urë e rëndësishme për thellimin e bashkëpunimit mes dy vendeve.’- shkruan Meta.
/Priza.al/