Meta takon sipërmarrësit e rinj; ja çfarë propozon PL në ndihmë të tyre

Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta është takuar ditën e sotme me disa të rinj dhe të reja, sipërmarrës në disa biznese në kryeqytet.

Ai thotë se forca politike që drejton propozon dhënien e granteve deri në 20.000 euro për çdo të ri dhe të re deri në 25 vjeç, që krijon një biznes social apo start-up.

Meta e vuri theksin në faktin se mbështetja e të rinjve për hapjen e bizneseve sociale do të na ndihmojë të frenojmë shpopullimin duke i mbajtur ato në vend.

“Kënaqësi të takohesha sot me të rinj dhe të reja, sipërmarrës në biznese të ndryshme në Tiranë.

Partia e Lirisë propozon dhënien e granteve deri në 20.000 euro për çdo të ri dhe të re deri në 25 vjeç, që krijon një biznes social apo start-up.

Mbështetja e të rinjve për hapjen e biznesve sociale, inkurajimi më i madh që ata ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri dhe që shpopullimi të frenohet”, shkruan Meta.

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *