Presidenti Ilir Meta ka reaguar në lidhje me tensionet në kufirin Kosovë-Serbi.
Përmes një postimi në ‘Facebook’, Meta i ka bërë thirrje Beogradit që të heqë dorë nga nxitja e grupeve kriminale në veri të Kosovës.
“Beogradi të heqë dorë menjëherë nga nxitja e grupeve kriminale në veri të Kosovës me qëllim destabilizimin e situatës”, shkruan Meta.