Meta thirrje Kuvendit: Nxirr kartelat e Ramës, mund të jetë vartës i drogës

Presidenti Ilir Meta i ka kërkuar Kuvendit që kryeministri Edi Rama t’i nënshtrohet testit të drogës.

Gjatë fjalës së tij në konferencën me gazetarët, Meta ka thënë që Kuvendi duhet të nisë verifikimet për shëndetin mendor të Edi Ramës, pasi ky i fundit është me kartela psikike.

“Emergjente që Kuvendi të nisë procedurat për të verifikuar shëndetin mendor të Edi Ramës dhe të gjithë evoluimit të kartelave të tij psikike, jo vetëm kaq por të merren masa për t’i bërë testin e drogës dhe përdorimit të substancave narkotike pasi për shkak të detyrës që ka mund të shkaktojë dhe dëme më të mëdha sa i takon interesit kombëtar, e funksionimit të shtetit të së drejtës”, tha Meta.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *