Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka zbuluar dy arsyet të cilat do e bënin të dështonte bashkëpunimi me Sali Berishën. Gjatë takimit me kandidatët për Këshillin Bashkiak ai u shpreh se arsyeja e parë është bashkëpunimi me kryeministrin Rama, si dhe interesi kombëtar dhe Kushtetuta. Ndërsa arsyeja e dytë e Metës është nëse Berisha do të tërhiqet nga firma e tij për referendumin.
“Ka fjalë do prishet Berisha me Metën, nuk jam prishur kurrë me njeri për gjëra të tilla si kandidatë apo ministri e pozicione. Për kushtetutën prishem unë, për interesin kombëtar jam prishur, për gjëra të tilla nuk prishem. Me Berishën prishem për dy gjëra, po bashkëpunoi me Edi Ramën, jo me PS-në, po me Ramën që ka mendjen të blejë e të korruptojë njerëz. Edhe nëse tërhiqet nga firma për referendumin, që ai nuk e bën se i qëndron marrëveshjeve dhe fjalës deri në fund” – tha Meta.