Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta përmes një konference me gazetarët ka bërë publikr padinë e tij kundër Autoritetit të Dosjeve, të cilët sipas tij kanë kryer disa vepra penale.
Meta e akuzon Autoritetin e Dosjeve për shkelje në disa ligje si falsifikim, shpërdorim detyre dhe përhapje e informatave të rreme.
“Lidhur me shkeljet flagrante kundër meje si ish-president dhe si kryetar i partisë së Lirisë , kanë konsumuar gjashtë vepra penale.
Anëtarët e AIDSSH kanë konsumuar të paktën 6 vepra penale, të cilat janë:
- Shpërdorim Detyre, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal;
- Falsifikim i Dokumenteve shtetërore, parashikuar nga neni 186 i Kodit Penal;
- Falsifikimi kompjuterik, parashikuar nga neni 186/a i Kodit Penal;
- Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve, parashikuar nga neni 190 i Kodit Penal;
- Përhapja e informatave të rreme që ngjallin panik, parashikuar nga neni 267 i Kodit Penal;
- Zbulimi i akteve ose të dhënave sekrete, parashikuar nga neni 295/a i Kodit Penal;
të kryera në bashkëpunim”, tha Meta.