Presidenti Ilir Meta ka mbyllur ditën e djeshme mandatin e tij, duke ja pasuar kështu kreut të ri të shtetit Bajram Begaj.
Meta prej kohësh e kishte treguar se kërkonte të rikthehej në politikën aktive të vendit duke shprehur haptazi se nuk ishte dakord me politikat e ndjekura nga mazhoranca.
Këtë të hënë do të mbahet edhe Konventa Kombëtare e LSI, ku mesa duket kjo do ta rikthejë Metën në drejtimin e kësaj partie. Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta e ka cilësuar 25 korrikun si një ‘agim të ri’, duke nënkuptuar një rikthim në politikën aktive.
Kujtojmë se shpesh herë në daljet e tij mediatike Meta ka pohuar se pas 24 korrikut, datë kur do të linte dhe detyrën e kreut të shtetit, do t’i kthehej politikës fuqishëm.