Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka komentuar pasditen e kësaj të Hëne, procesin zgjedhor në vendoret e 14 Majit.
Gjatë fjalës së tij në në mbledhjen e kryesisë, Meta denoncoi shkeljet e evidentuara në procesin zgjedhor, ku theksoi se janë hedhur dhjetëra miliona euro në formë bonusesh.
Ndër të tjera Meta denoncoi hedhjen e asfaltit elektoral dhe blerjen e mbështetjes së vipave.
“Është bërë ndaj qytetarëve gjatë zgjedhjeve. Dhjetëra miliona euro u ndanë si bonuse. Kuti e fundit e Rrogozhinës bëri të përmbysej vullneti i qytetarëve nga ata të cilët ishin të marrë peng në burgje. Është detyra jonë të vazhdojmë kontestimin ligjor të cdo rezultati që ka shkelje. Do përgatitemi të rikthejmë zërin e opozitës në pushtetin vendor, një zë që nuk ekzistonte për 4 vite. Përfaqësues të opozitës dhe të PL-së tashmë janë këshilltarë në të gjitha bashkitë e vendit, të përgatitemi që llogaridhënia dhe transparenca të nisë që në ditën e parë. Të nisë transparenca në lidhje me buxhetin e shkuar të bashkive.
Ka qenë një proces i mirëorkestruar që nga djegia e mandateve dhe dhënia e parlamentit për 2 vite me rradhë në dispozicion të rilindjes për të qepur një 14 maj. Falë pushtetit vendor në 4 vite, bojkoti i reformës në drejtësi që nuk funksionin ndaj Rilindjes që shkel ligjin. Vepron edhe atëherë kur duket si e paanshme me telekomandë të rilindjes për larje hesapesh brenda tyre”- u shpreh Meta.