Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta përmes një postimi në rrjetet sociale ka përcjellë urimin e tij për Festën e Mësuesit. Meta shprehet se detyra e nxënësve është të mësojnë dhe të lexojnë. Ndërsa ‘detyra jonë si politikanë është t’i përkrahim mësuesit e nxënësit shqiptarë kudo që ata ndodhen, në trojet e tyre historike dhe në diasporë’.
Duke kujtuar dhe 25-vjetorin e rënies së Adem Jasharit në këtë datë të shënuar, Meta uron “Lavdi e përjetshme heroizmit të Jasharëve!”
Postimi i plotë:
Me një kartolinë urimesh dërgova pesëdhjetë libra dhuratë për bibliotekën e shkollës “Azem Bejta” të Prekazit.
Gëzuar të gjithë nxënësve dhe mësuesve për 7 Marsin, ditën e Arsimit Shqip, “Ditën e Mësuesit”!
Detyra e nxënësve është e përditshme, të mësoni e të lexoni. Ndërsa detyra jonë si politikanë është t’i përkrahim mësuesit e nxënësit shqiptarë kudo që ata ndodhen, në trojet e tyre historike dhe në diasporë.
Kjo ditë këtë vit shënon edhe 25 vjetorin e rënies së Adem Jasharit, kryesimbolit të përpjekjes shqiptare për liri e dinjitet.
Lavdi e përjetshme heroizmit të Jasharëve!