Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar në lidhje me angazhimin e vajzave dhe grave në politikë.
Përmes një postimi në rrjete sociale, Meta shkruan se rikthimi i normalitetit në vend do të ndërpresë emigracionin, ku thekson se të rinjtë duhet ta ndërtojnë të ardhmen këtu.
Sakaq shton se prioriteti i PL është të përmbushë rolin aktiv të grave në politikë.
Postimi i plotë:
Vendi ka nevojë më shumë se kurrë për angazhimin politik të grave dhe vajzave shqiptare.
Rikthimi i normalitetit demokratik dhe rikthimi i shpresës që të rinjtë të mos zgjedhin emigracionin, por ta ndërtojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri janë dy prioritetete emergjente, për përmbushjen e të cilave roli aktiv i grave dhe vajzave është një domosdoshmëri absolute. ??