Presidenti Ilir Meta në vizitën e tij në Turqi është pritur nga kryetari I bashkisë së Stambollit, Ekrem Imamoglu.
Nëpërmjet një postimi në Tëitter, Imamoglu ka bërë me dije se kanë diskutuar në lidhje me kulturën e përbashkët të vendeve tona, dhe ka shtuar se bashkëpunimi I Stambollit dhe vendeve shqiptare do të rritet pas zgjerimit B40.
“I nderuar të prisja presidentin e Shqipërisë ilir Meta dhe të bisedonim mbi kulturën dhe historinë e përbashkët të vendeve tona, si edhe për përkushtimin tonë për demokracinë. Bashkëpunimi mes Stambollit dhe qyteteve shqiptare do të rritet më tej pas zgjerimit të B40 (Rrjeti i Qyteteve Ballkanike”, ka shkruar zoti Imamoglu.