Kreu i Inspekoriatit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani ka prezantuar sot raportin vjetor të ILD-së për vitin 2020. Metani tha se gjatë 2020 ILD ka miratuar 8 vendime për fillim hetimi disiplinor. 5 vjet pas reformës në drejtësi, Metani tha se është koha që qytetarët të shohin rezultate. Ai tha se gjatë vitit 2020 në ILD janë përcjellë mbi 3 mijë dosje.
“Kemi fluks dosjesh të trashëguara. Mbi 3 mijë dosje të dorëzuara ngë ild nga institucionet. Gjatë 2020 ild ka miratuar 8 vendime për fillim hetimi disiplinor. Përmbushja e objektivave që i kemi vënë vetes do më shumë kohë. Do doja të falënderoja kuvendin për mbështetjen ndaj ild. Ild e hapur për të finalizuar një reformën e thellë drejtësi për të tërë. 5 vjet pas miratimit të reformës është koha që qytetarët të shohin rezultate”, tha Metani.
I pyetur për ankesat e qytetarëve, Metani tha se janë më të shumta në numër se ata të institucioneve.
“Kam dhënë urdhër për të gjithë kërkesat që trajtojmë. Që të bëjmë një priorizim. Duke trajtuar ankesat e vjetra. Numri i ankesave është më i madh nga qytetarët rreth 90% më i pakët nga institucionet. Qytetarët ankohen për zvarritjen e gjyqeve dhe procesecve gjyqësore p;or edhe me zgjidhjen e çështjes që nuk është kompetenca jonë. Këto 5 muaj ka një dinamikë më të madhe, informacioni për trajtimin e ankesave është online”, shtoi Metani.