Studiuesit nga Universiteti Britanik i Saras prezantuan një mënyrë të thjeshtë për të humbur peshë, të quajtur “90 minuta”
Esenca e këtij programi është tepër e thjeshtë – ju vetëm duhet të ndryshoni kohën për kafjall dhe darkë duke i lëvizur ato 90 minuta para dhe mbrapa.
Përparësia e këtij “regjimi” është se nuk keni pse të hiqni dorë nga ushqimi juaj i preferuar ose të numëroni kalori dhe kilogramët patjetër do të shkrihen.
Rezultoi se në grupin në të cilin koha e kafjallit u zhvendos në 90 minuta më vonë, ndërsa koha e darkës 90 minuta më parë, procesi i humbjes së peshës ishte dy herë më i shpejtë se në grupin tjetër.
Është e rëndësishme të theksohet se studiuesit nuk vendosën kufizime në llojin dhe sasinë e ushqimit.
Efektiviteti i kësaj metode qëndron në zvogëlimin e sasisë së ushqimeve që hamë, veçanërisht në mbrëmje. Për më tepër, pjesëmarrësit në eksperiment raportuan se oreksi i tyre u ul.
/Priza.al/