Një zjarrfikës në Miami gjeti trupin e vajzës së tij, ndërsa po kërkonte me ekipin e kërkim shpëtimit nën rrënojat e pallatit 12 katësh, i cili u shemb pak ditë më parë në Miami.
Trupi i vajzës 7 vjeçare u gjet nën rrënoja mbrëmjen e të enjtes, nga ekipi i shpëtimit, tha shefi Joseph Zahralban në një deklaratë. “Shokët e tij të task forcës gjetën eshtrat dhe më pas e thirrën atë”, u tha Cominsky gazetarëve.
Ndërkohë i ati ka hequr xhaketën dhe ka mbështjellë të bijën të cilën e ka gjetur nën rrënoja. Babai i dëshpëruar, vëllai i tij dhe shpëtuesit e tjerë e ndihmuan në nxjerrjen e trupit të vajzës.
“Zemrat dhe lutjet tona janë me familjet e prekura nga kjo tragjedi e tmerrshme.Ne mund të konfirmojmë që një anëtar i familjes tonë të Departamentit të Zjarrfikësve në Qytetin e Miamit ka humbur vajzën e tij shtatë vjeçare. Ajo u gjet natën e kaluar nga anëtarët e Ekipit tonë të Kërkimit dhe Shpëtimit Urban, Task Force 2 në Florida”, tha Shefi i Shpëtimit në Miami, Joseph Zahralban.
Numri i të vdekurve në shembjen e javës së kaluar në qytetin e Florida tani qëndron në 20. Trupat e dy fëmijëve të tjerë, të moshës 4 dhe 10 vjeç, janë gjetur më parë në vend.