Michael Roth: BE-ja t’i mbajë premtimet Të fillojë bisedimet për antarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Michael Roth, ish-ministri gjerman për Evropën në qeverinë federale është shprehur se BE-ja duhet të mbajë premtimet e dhëna. Nëpërmjet një postimi në Tweeter, ai ka shkruar se  Bashkimi Europian duhet të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut si dhe liberalizimin e vizave për Kosovën.

Roth është takuar gjithashtu edhe me Emisarin Special për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak me të cilin ka biseduar lidhur me situatën në Ballkanin Perëndimor.

“I nderuar Miroslav Lajcak, faleminderit për vizitën dhe punën tuaj. Shtetet e Ballkanit Perëndimor i përkasin Evropës dhe meritojnë më shumë se vetëm fjalë. BE-ja duhet t’i mbajë premtimet e veta: Të fillojë bisedimet e anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, liberalizimin e vizave për Kosovën. Demokracia dhe rendi e ligji janë të rëndësishme”, ka shkruar Roth në Tweeter.

 

Ndërkohë që kujtojmë se Kosova është i vetmi shtet në Ballkanin Perëndimor që ka ende regjim të vizave, ndërkaq vendet e rajonit e kanë marrë liberalizimin e vizave nga BE-ja më shumë se një dekadë më parë./Priza.al

 

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *