Aktori i njohur Michele Morrone i ka bërë të gjithë fansat të dyshojnë rreth orientimit të tij seksual. Shkak për këtë është bërë një foto që aktori italian ka publikuar në ‘Instagram’, ku shkruan: ‘Unë jam gënjeshtar’, eksa shfaqet pa bluzë përkrah kolegut të tij të “365 ditë”, Simone Susinna.
Të njëjtën foto më pas publikoi edhe Sussina në profilin e tij me të njëjtën shprehje dhe këtu lindën dyshimet e para të fansave. Shumë kanë nisur të dyshojnë se dy djemtë e njohur mund të jenë homoseksualë dhe kanë marrë vendimin të dalin hapur me rastin e “muajit të krenarisë”, dedikuar personave gay, lesbikeve, biseksualëve dhe transgender.
Ndërkohë që shumë kanë nisur të reagojnë të shokuar, shumë e kanë cilësuar këtë foto si një mrekulli të muajit të krenarisë.