Presidentja e maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska Davkova sot i dha mandatin për qeverisjen e re kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Misckoskit.
Presidentja Siljanovska tha se Mickoski ka mundësi serioze për të formuar qeverinë e ardhshme.
“Mickoski duhet të grumbulloj 61 vota për programin dhe përbërjen e qeverisë së re , të cilën do ta prezantoj në afat prej 20 ditësh”, u shpreh Siljanovska-Davkoka.
Sipas Kushtetutës një nga detyrat e presidentit është dhe ndarja e mandatit për formimin e Qeverisë.