Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski ka njoftuar se sot në Uashington ka zhvilluar takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama.
Mickoski shkruan: “Zhvillova takim me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Rajoni mund të zhvillohet vetëm nëse trajtohet shpejt e ardhmja dhe prosperiteti i të gjithë qytetarëve.
Të përqendrohemi në pikat që na bashkojnë dhe janë bazë për zhvillimin dhe ndërtimin e marrëdhënieve të mira. Është koha për të filluar një epokë të re të dialogut të barabartë dhe miqësive të sinqerta”.