Miell buke, jo kokainë/ 113 mijë euro në Audi, zbardhet dëshmia e shefit të RENEA-s: Paratë janë të hallës

Altin Morina, ka dhënë deklarimet e tij para hetuesve, në lidhje me paratë e gjetura në automjetin “Audi” që drejtohej nga vetë ai.

Policia gjeti në automjetin e tij 113 mijë euro, 280 mijë lekë të reja dhe 80 paund. Morina ka thënë se paratë janë të justifikuara dhe vijnë nga biznesi.

“Janë tërhequr në bankë dhe i kam marrë për hallet e mia”, ka thënë efektivi i RENEA.

“Nuk kam kryer asgjë të jashtëligjshme dhe nuk jam pjesë e asnjë grupi kriminal”, ka shtuar ai.

Por pavarësisht qëndrimit të tij mbi origjinën e parave, policia po kryen verifikime në transaksionet bankare të Morinës dhe familjarëve të tij.

Në vitin 2015 në kohën kur shërbente si efektiv i FNSH ka qënë i arrestuar pas një sherri të ndodhur. Por pas hetimeve ai fitoi pafajsinë.

Altin Morina dyshohet si i përfshirë në trafikun e drogës me grupet kriminale në Tiranë, Shkodër dhe Elbasan që merreshin me aktivitetin e heroinës dhe kokainës.

Shefi RENEAS dyshohet se ka lidhje edhe me Kreshnik Halilajn që u arrestua në korrik të vitit 2021 për arsenal armësh dhe droge. Në këtë rast efektivi dyshohet se ka fshehur prova duke thënë se kokaina e gjetur në shtëpinë e Halilajt nuk ishte kokainë, por miell buke.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *