Kapshticë: Fluks në hyrje të pikës kufitare të Kapshticës, dhjetëra mjete me emigrantë shqiptarë që kthehen për festën e Pashkës në Shqipëri, në radhë për të kaluar doganën. Mësohet se kjo pikë kufitare po punon me 4 sportele në hyrje dhe 2 në dalje, për të bërë të mundur kalimin e shpejtë të qytetarëve dhe për të shmangur radhën. Megjithatë fluksi është krijuar këtë paradite dhe pritet të vijojë edhe gjatë fundjavës. Sipas informacioneve, për datën 13 prill në Kapshticë kanë hyrë 5326 shtetas dhe kanë dalë 2094. Në Qafë Thanë, kanë hyrë 2217 dhe kanë dalë 1796 shtetas.
Kakavijë: Gjithashtu dogana e Kakavijës ka patur një ngarkesë, ku mësohet se në 48 orët e fundit ka patur: hyrje 6349-dalje 2942 dhe ditën e djeshme hyrje 3479-dalje 2398