Ish-zëvendës presidenti i SHBA Mike Pense, do të vizitojë vendin tonë këtë javë. Lajmi për vizitën e ish numrit 2 të Amerikës në vendin tonë e ka konfirmuar për mediat, zyra e kreut të grupit parlamentar të PS Taulant Balla.
Më tej është mësuar se Pense do të takohet me disa nga politikanët më të lartë të vendit tonë. Kujtojmë që Mike Pense ishte zëvendësi i Donald Trump.