“Priza.al” nuk do të jetë vetëm një portal i lajmit të fundit dhe një media elektronike që pasqyron një pjesë të realitetit në Shqipëri dhe në Botë.
Tani kjo media po rritet dhe projekti më i ri i saj është edhe “Priza TV”, që do të jetë një gërshetim i kompanisë tonë mediatike për të qenë sa më pranë publikut por edhe qytetarëve për hallet dhe problemet që ata kanë çdo ditë.
Me kronika, rubrika, ‘vox-pop-e’, opinione, reportazhe, speciale dhe shumë shërbime të tjera, “Priza TV” do të fillojë të jetë çdo ditë më pranë lexuesve dhe shikuesve të saj, jo vetëm në rrjetet sociale dhe web, por edhe në lidhjen e saj televizive.
Me sloganin tonë “Priza.al energjia e lajmit” ne tashmë kemi nisur këtë rrugë të re dhe ngadal do të përmirësohemi që të jemi jo vetëm një media informuese por edhe argëtuese si në web ashtu dhe në ekran.
“Priza TV”, tani do të jetë gjithmonë dhe më e pranishme, si dhe më e dukshme kudo që lajmi ndodh, apo kudo që qytetarët kanë opinione, mendime, apo probleme të ndryshme.
Kamera dhe mikrofoni i “Priza Tv”, tani kanë zbritur në terren, fillimisht me “Mikrofoni në Prizë”, që është edhe rubrika e parë, e drejtuar nga gazetarja Griselda Katiraj, nëpërmjet të cilës do të sjellin në mënyrë origjinale opinionet dhe mendimet e qytetarëve, për çdo lloj shqetësimi apo zhvillimi në vend dhe botë.
Dalëngadalë “Priza Tv” do të ketë edhe mjaftë programe të tjera, si dhe lajme e kronika televizive ku çdo gjë reale dhe e vërtetë do të vijë për të sjellë edhe imazhin e “Priza.al” në median vizive.
Këtë eksperiencë të re që ne tashmë po e ndajmë me të gjithë ju, synojmë që shumë shpejt ta kthejmë në një dritare mediatike, ku fjala dhe e vërteta të vijnë në formën e tyre origjinale. Na ndiqni dhe ne nuk do t’ju zhgënjejmë, por do t’ju qëndrojmë për herë besnikë!
/Priza.al/