Gjykata e Tiranës i ka dhënë një tjetër dënim Arbër Çekaj, biznesmenit të dënuar më parë me 14 vite burg nga Gjykata e Posaçm,e për trafikimin e 613 kg kokaine.
Gjykata e Tiranës e ka shpallur fajtor për tentativën e arratisjes nga burgu 313 në kryeqytet në gusht të vitit të kaluar. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi i tij është ulur në 1 vit. Në të njëjtën dosje, gjykata ka dënuar përfundimisht me 2 vjet burg Lulëzim Çepelen, po i burgosur në 313 kur ndodhi tentativa e arratisë. Ai u fajësua për “dhënie ndihme një të burgosuri për largim”. Sipas gjykatës, Çepele ditën e ngjarjes ka prerë damarët për të krijuar shpërqendrim tek punonjësit e sigurisë.
Çekaj tentoi të arratisej bashkë me Fatmir Pjetrin, i cili gjykohet i veçuar.