Gazetari i njohur, Milaim Zeka, ka ndarë eksperiencën e tij familjare në një lidhje direkte me emisionin “Wake Up”, ku u diskutua në lidhje me ‘lakuriqësinë në ekrane’. Gjithashtu u fol edhe në lidhje me rritjen në karrierë të personave të medias.
Sipas Zekës, shumë fytyra publike dhe prezantuese të spektakleve të jashtëzakonshme, janë larguar nga puna se janë ngacmuar nga shefat.
“Ne e dimë që ka fytyra, alamet fytyrash publike edhe prezantuese të spektakleve të jashtëzakonshme në Shqipëri dhe Kosovë, që janë larguar nga puna për shkak të ngacmimeve seksuale që kanë ardhur nga drejtorët e televizionit, nga kryeredaktorët e televizioneve. Këta faqezi mblidhen në klube të veçanta, pinë pije të shtrenjta, tregojnë kollaret sa dollarë i kanë blerë, sa kanë blerë orat dhe në fund tregojnë se me cilat kolege kanë qenë mbrëmë në filan hotel dhe me cilat do të shkojnë nesër. Krenohen”.