Zgjedhjet e 25 prillit kanë marrë një vemendje specifike edhe nga ish-deputetit të Kuvendit të Kosovës, Milaim Zeka. Ai ka hedhur akuza të forta thumbuese, duke bërë madje edhe krahasime mes Kosovës e Shqipërisë. Zeka, mjaft i qartë në objektivat e tij, e thotë haptazi se gjithmonë e ka dashur ndryshimin në Shqipëri dhe se pavarësisht sulmeve të njëpasnjëshme ndaj kryeministrit Rama, ka qënë i bindur se do të rrëmbente një tjetër trofe.
Ai është ndalur edhe në propozimin e Ramës, ku ka deklaruar se është gati që të bashkëpunojë me liderin e PD-së pas 25 prillit, me kushtin që të distancohet nga Berisha dhe Meta. Sipas Milaim Zekës, ftesa e tij për PD-në është shpresëdhënëse.
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani uroi Partinë Socialiste për fitoren e 25 prillit. Por ajo nuk e përmendte kryeministrin Rama, i cili kohë më parë gjatë vizitës së saj në Tiranë nuk qëndroi në Parlament për të ndjekur fjalimin e rastit si Presidente. Duke bërë një paralelizëm, Zeka është i mendimit se Vjosa Osmani dhe Albin Kurti janë si ‘fabula e krimbit me shqiponjën’ para Edi Ramës.
Statusi
Vjosa dhe Albini perpara Edi Rames, jane si fabula e krimbit me shqiponjen
Presidentja e vendit, une po ia permend emrin, Vjosa Osmani, ka qene dhe vazhdon te jete e mbushur me urrejtje. Eshte sikur me pas qene çika e Sali Berishes. Eshte e ziere ne kazanin e urrejtjes.
Krejte shkallet e karrieres politike i ka ngjitur jo vetem duke i sha kundershtaret politik, por edhe ata qe e kane perkundur ne djepin e politikes brenda LDK-se.
Dje ka derguar nje telegram per zgjedhjet ne Shqiperi, ama emrin e Edi Rames, nuk ja beri zemra me e permend.
Personalisht kam dashur ndryshimin ne Shqiperi, edhe pse i bindur kam qene qe ‘Rama ik’ nuk do te ndodhte. Pas fjalimit te Edi Rames, koxha jam i bindur qe Edi do beje ndryshimin. Ftesa e tij per PD eshte shpresedhenese.
Sidoqofte, Vjosa me Albinin, perpara Edi Rames jane sikur krimbi perpara shqiponjes.
Tek po zvarritej krimbi neper livadh, u leshu shqiponja qe ta hante. Mos me ha o shqiponje, se eshte turp per ty te mirresh me nje krimb. Shqiponja e fali, po krimbi duke u zvarritur, pas shume muajsh u ngjite ne majen e nje bjeshke. Ishte shtri mbi nje guri dhe po rrezitej. Shqiponja e pa dhe ju sul qe ta hante perseri. Mos me ha o shqiponje, se po me duket vetja sikurse ti…!