Milan pa prezantuar afrimin më të ri në merkato dhe bëhet fjalë për sulmuesin belg, Divock Origi.
Kuqezinjtë kanë bërë publik lajmin me anë të një postimi në rrjetet sociale.
Sulmuesi belg kishte kryer prej ditësh vizitat mjekësore, teksa klubi e ka parë të arsyeshme që vetëm sot ta bëjë zyrtare. Origi vjen si transferim i lirë nga skuadra e Liverpool dhe pritet t’i shtojë mjaft cilësi Milanit në ofensivë.
“AC Milan ka kënaqësinë të njoftojë se ka regjistruar futbollistin Divock Origi. Sulmuesi belg ka nënshkruar kontratë me klubin kuqezi deri më 30 qershor 2026” – shkruan klubi.