Skuadra e Milani nuk e ka mbyllur merkaton dhe duket se është ende në kërkim të një lojtari perspektive për mesfushën.
“Kuqezinjtë” kanë “piketuar” Jean Onana. 22-vjeçari kamerunian i Bordeaux shihet si “Kessie i ri” në repartin e mesfushës.
Milani ka rënë dakord tashmë për kushtet e kontratës me lojtarin, ndërsa negociatat po vazhdojnë më klubin francez.
Mesfushori duket se përfaqëson dinamizmin dhe energjinë që kërkon Pioli për mesfushën e tij./abc