Milano/ Kamerat kapin mësuesin e fesë duke ngacmuar seksualisht vogëlushët

Një mësues 35-vjeçar, mësues feje në një çerdhe në periferinë veriore të Milanos, u arrestua të mërkurën pasdite pasi akuzohet për abuzimin e disa fëmijëve. Sipas mediave italiane, fëmijët e dhunuar janë 4, të moshave 4-5 vjeç,

Kallëzimi i parë ka nisur pas historisë së një nxënëseje të vogël kopshti, e cila ka pasur sjellje të çuditshme me mësueset e tjera. Prej aty nisi hetimi i Policisë, duke vendosur kamera dhe mikrofona për të parë e dëgjuar se çfarë ndodhte në klasë. Aty dhe u mblodhën provat për abuzimin që mësuesi i bënte të miturve.

Në nëntor 2021, mësuesi ishte transferuar nga një çerdhe tjetër për sjelljen e tij ndaj disa nxënësve të vegjël.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *