Milanoviç: Serbia duhet të kuptojë dhe të pranojë se Kosova është e pavarur

Pas sulmemve të dhunshme në veri një reagim ka ardhur edhe nga presidenti kroat Zoran Milanoviç, i cili tha se Serbia tashmë duhet të pranojë që Kosova është një shtet i pavarur.

“Serbia duhet të kuptojë dhe të pranojë se Kosova është e pavarur. Fatkeqësisht, kjo nuk është pranuar nga disa anëtarë të tjerë të Bashkimit Evropian”,- ka thënë ai, raporton Index.hr.

Ai shtoi se në samitin e NATO-s vitin e kaluar, u bëri thirrje vendeve evropiane të cilat nuk e kanë njohur Kosovën që ta bëjnë këtë.

“Por kjo është si të flasësh me një mur. Disa vende nuk e kanë njohur sepse kanë frikë nga precedentë që përfundimisht, në një moment krize, mund të zbatohen në vendet e tyre dhe t’u merret diçka”, -ka thënë Zoran Milanoviç.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *