Miliarderët e fiksuar pas shëndetit dhe të dashuruar me oqeanin mund të gjejnë më në fund vendin e tyre të përsosur. Një model konceptual i një superjahti me emetim zero dhe kopsht është publikuar nga një kompani gjermane e projektimit. Anija quhet VY.01 dhe do të jetë 110 metra e gjatë dhe është projektuar nga një studio dizajni me qendër në Berlin.
Hidrogjeni i lëngshëm do të fuqizojë superjahtin dhe do tu mundësojë miliarderëve të kenë kopshtin e tyre…në mes të detit.
Në vend të përdorimit të tokës për të ushqyer bimët, anija do të ketë një burim hidroponik, që do të thotë rritje e florës në solucione ujore të lëndëve ushqyese minerale. Panelet diellore me zero karbon do t’i lejojnë anijes të heqë kripën nga uji për bimët e serës.
Ai do të ketë një pishinë me ujë të kripur dhe një çati prej xhami.
Burimi:DailyMail/Përshtati:Priza.al/