Miliona nga skemat forex/ Ja si Klaris Bakiasi pastron eurot e vjedhura me kompaninë “MVC PRODUCTION

Më 15 shkurt 2024 në regjistrin tregtar në QKB u regjistrua një bisnes i ri. MVC Production me pronar dhe administrator 27 vjeçarin Klaris Bakiasi. Ky bisnes me objekt veprimtarie ‘’Krijimin e reklamave vizuale te formave te ndryshme (video, foto, grafika vizuale etj.). Krijimin e teksteve te formave te ndryshme (artikuj, skenare etj.). Krijimin e audiove te formave te ndryshme (muzike, efekte tingelluese, voiceovers etj.). Krijimin e nje imazhi/brandi. Krijimin e strategjive te fushatave te marketingut’’ dhe me adresë regjistrimi diku pranë Myslym Shyrit, në të vërtetë është lavatriçja e pastrimit të miliona eurove të vjedhura në forex në disa zyra të ndryshme në Tiranë e kryesisht pranë shkollës Partizani (detajet e kësaj zyre ku vidhen miliona euro, do i japim në vijim.

I riu nga Lushnja nëpërmjet rryshfetit dhe pagesave të larta tek drejtues të ndryshëm në Policinë e shtetit, ka arritur deri më sot jo vetëm të arkëtojë shifra marramendëse, por edhe t’i shpenzoje publikisht, pa patur asnjë mundësi justifikimi.
Klaris Bakiasi nëpërmjet rrjetit të tij, ka investuar jo vetëm në automjete dhe jetesë luksoze, por ka investuar në pasuri të paluajtshme dhe bisnese të tjera për të cilat do flasim në vijim.
Ku dhe sa paguan në muaj Klaris Bakiasi?
Ku janë investuar paratë e vjedhura nga zyrat e Klaris Bakiasit?
Në emër të kujt i ka kamufluar pronat dhe investimet?
-vijon-

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *