Marketing, fotovoltaike dhe kompani ndërtimi/ Ja skema kriminale e Granit Pepnikës që nisi me vjedhje banesash dhe u bitis me pastrimin e miliona euro të forex

Më 27 prill 2016 në moshën 19 vjeçare Granit Pepnika nisi aventurat kriminale. I shpallur në kërkim dhe më pas I dënuar nga të gjitha shkallët e gjyqësorit për vjedhje banese, Granit Pepnika nuk bëri burg pasi u arratis drejt italisë. Me rreth 11 milionë lek në xhep të vjedhura në një banesë në rrugën Irfan Tomini, 19 vjeçari nisi nga Italia të planifikonte “lëvizjen” e rradhës.

Fusha e vjedhjes me forex u përqafua shpejt nga Graniti, I cili I rikthyer në Shqipëri, këtë herë I dënuar por pa hesape të hapura me drejtësinë, nisi të ndërtojë celulat e vjedhjes me forex në të gjithë Tiranën. E nisi duke vjedhur italianët, e më pas spanjollë, gjermanë e ku të mundte t’I zbrazte llogaritë bankare.
Por këtë herë Granit Pepnika, vjedhjen e forex vendosi ta kamuflojë pas kompanive të ligjshme dhe serioze.
Kështu më datë 13 korrik 2021 Granit Pepnika së bashku me shtetasin Jurgen Mela themelojnë kompaninë “Gama Media Communication shpk”. Me një kapital 100.000 lek dhe më një akt themelim dhe statut të shoqerisë vetëm 1 faqe formati, Granit Pepnika I hyri rrugës së bisnesit të “ligjshëm” anipse edhe kjo kompani e tij ashtu si dhe dy të tjerat që do të flasim në vijim nuk ka deklaruar asnjë lloj bilanci.
Më pas më 20 shkurt 2023 Granit Pepnika së bashku me një lidhje familjare të tij, shtetasen A.K lindur në 1997 në Kamëz, themelojnë kompaninë “Drita Energji shpk”, një kompani që sipas deklarimit të ekstraktit merret me çështjet e energjisë, duke filluar nga ndërtimi I hidrocentraleve, tek shitja e energjisë në bursë e deri tek ndërtimi I parqeve me impiante fotovoltaike.
Dhe vetëm pak muaj më vonë, Granit Pepnika dhe shtetësa A.K themelojnë kompaninë tjetër “A&G Invest shpk”, me objekt kryesisht në fushën e ndërtimit.
Por edhe pse prej pothuajse 4 vitesh ish I dënuari për vjedhje banesash është në bisnes “te ligjshëm” nëpërmjet një rrjeti kompanish, ai sërish nuk hoqi dorë nga vjedhja e drejtpërdrejt e qytetarëve nëpërmjet platformave forex. Celulat e tij për të cilat do të flasim në vijim janë të shpërndara në disa pika nëpër Tiranë dhe arkëtojnë qindra mijëra euro në muaj nga të mashtruerit.
-Ku janë “zyrat” e Granit Pepnikës ku vjedh qytetarët europianë?
-Si qarkullojnë miliona euro të aktivitetit forex nëpërmjet kompanive që nuk kanë deklaruar asnjë bilanc?
-Kush është mbrojtja e Granit Pepnikës në shtet?
-Kush eshte izrealiti qe e furnizon me numra te qytetareve franceze?
-Vijon-

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *