Milionerja Kim Kardashian paditet në Gjykatë, akuzohet se nuk ka paguar rrogat e punonjësve

Milionerja Kim Kardashian shumë shpejt do të përballet me akuzat e 7 ish-anëtarëve të stafit të saj të kopshtarisë dhe mirëmbajtjen e rezidencës në Hidden Hills. Punëtorët e akuzojnë se ajo nuk iu ka dhënë pagat, i ka mbajtur jashtë orarit dhe përveç këtyre është sjellë edhe shumë keq me ta.

Në procesin gjyqësor që u hap ditën e hënë në Los Angeles, doli në pah edhe fakti se milionerja u kishte mbajtur punëtorëve 10% të pagës por nuk i ka derdhur këto para në shtet.

Sipas ‘Page Six’, një ish-punonjës, pretendon se ishte i detyruar të punonte përtej 48 orëve të lejuara. Një tjetër pretendon se kur ai kërkoi të paguhej për orët shtesë, 40-vjeçarja e pushoi nga puna.

‘Page Six’, shkruan se zëdhënësi i Kardashian argumenton se 40-vjeçarja nuk di ende asgjë për këtë padi që iu është bërë.

“Kim nuk është e përfshirë në marrëveshjen midis ndërmjetësit dhe punonjësve, kështu që ajo nuk është përgjegjëse për mënyrën se si ndërmjetësi menaxhon biznesin e tij. Punonjësit u punësuan dhe u paguan përmes një pale të tretë për të ofruar shërbime Kim nuk ka asnjë lidhje me të gjitha këto dhe këta punonjës kanë paditur për personin e gabuar.”

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *