Një person është gjendur pa jetë sot në mëngjes herët në tregun e Milotit, kanë raportuar burime për mediat.
Sipas burimeve, viktima Fiz Shoshaj është rreth 70 vjeç nga Mati. Dyshohet se i moshuari të ketë humbur jetë si pasojë e një arresti kardiak.
Policia dhe grupi hetimor shkuan në vendngjarje pasi u njoftuan nga kalimtarë të rastit dhe nisën hetimet për këtë ngjarje.
/Priza.al/