Një oqean i fshehur nën sipërfaqe në Mimas, një ndër hënat e Saturnit. Kjo është hipoteza e fundit e komunitetit shkencor duke u bazuar në vrojtimet e misionit Cassini, një bashkëpunim mes NASA-s, ESAS dhe ASI. Mimas mund të jetë kështu një ndër ekzemplarët e një klase të re botësh, që maskojnë në mënyrë perfekte oqeanet në brendësi.
Sipërfaqja e këtij sateliti, më i vogli i Saturnit, është e përbërë nga shumë kratere, dhe pikërisht për këtë mendohej që ishin blloqe akujsh. Për më tepër botët me oqeane të brendshëm si Encelado dhe Europa, kanë fraktura dhe tregojnë shenja të tjera të aktivitetit gjeologjik.
Sipas simulimeve në kompjuter dhe bazuar në vrojtime të hollësishme, ekspertët mendojnë se oqeani në gjendje të lëngshme, ekziston nën një shtresë akulli që mund të jetë rreth 23-32 km e trashë. Gjithsesi duhen studime të mëtejshme për të konfirmuar që ekziston një botë e banueshme në sistemin tonë diellor.
/Priza.al/