Ministra dhe deputetë të PS hyjnë gjysmë ore para në sallën e Kuvendit

Teksa në orën 17:00 pritet të nisë seanca plenare, jashtë Kuvendit do të nisë paralelisht protesta e opozitës, ministra dhe deputetë të PS janë paraqitur para këtij institucioni më

Deri më tani në Kuvend është paraqitur ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, Belinda Balluku, kreu i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, Anila Denaj, ish-ministre e Financave si dhe deputeti i PS-së, Etien Xhafa. Po ashtu në sallë kanë hyrë sekretari i Përgjithshëm i PS, Damian Gjiknuri, Pandeli Majko, Blerina Gjylameti, Edona Bilali, Jurgys Cyrbja, Eduart Shalsi, Nasip Naço dhe Arben Ahmetaj.

Duket se hyrja e tyre në Kuvend gjysmë ore para duket se bëhet për të shmangur protestuesit para Kuvendit.

“E dyta protestë që zhvillohet pas asaj të së shtunës që përfundoi pa incidente, përveç hedhjes së disa objekteve piroteknike.

Për të shmangur përplasjen e deputetëve me protestuesit, janë marrë disa masa. Deputetët janë orientuar që të paraqiten në godinë një orë përpara nisjes së seancës.

Gjendja në të gjithë perimetrin e Parlamentit është e qetë. Që në orën 16:00 punonjësit e policisë janë pozicionuar. 1100 forca sigurie. Garda ka konfirmuar se do deputetët do dalin nga pjesa e pasme për të shmangur përplasjen me protestuesit. Të pranishëm do të jenë edhe pjesëtarët e grupit RENEA. Policia është në gatishmëri, po monitorohen godinat nga lart dhe ka furnizim me gaz lotësjellës për çdo tentativë të protestuesve për të hyrë në godinën e Parlamentit”.

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *