Seanca e sotme plenare është shoqëruar me debate të forta mes palëve.
Deputetet e opozitës kanë akuzuar qeverinë për neglizhencë në Parlament. Edhe pse seanca vijon me diskutime që në mëngjes, ministrat nuk janë në sallë dhe kjo ka sjellë reagime.
Deputeti demokrat, Gazment Bardhi, ka kërkuar që ministrat të kthen në sallë, pasi ëhstë detyra e tyre. Por, menjëherë kryeparlamentarja Lindita Nikolla i është pëgjigjur duke i thënë se në sallë ndodhet një përfaqësues i qeverisë duke iu referuar ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi.
Bardhi ka këmbëngulur që në sallë duhet të jetë ministrja Delina Ibrahimaj pasi po diskutohet po diskutohet buxheti faktik.
Pjesë nga diskutimet në seancë:
Spaho: Në procesorin tim ka ngelur terminologjia e kohës së diktaturës. Meqë jemi ke Korça të them se më kujton teto Polikseni që u tregonte fëmijëve korçare se si me Enverin luftonin Gjermanët.
Bardhi: Nuk është serioze që ministrja e Financave të mos jetë ne seancë. E ka për detyrë të jetë prezentë ne seancë sa kohë kërkohet nga deputetë e opozitës. Merrni masa nuk ka asnjë përfaqësues nga qeveria.
Nikolla: Keni zotin Peleshi
Bardhi: Nuk ka lidhje me temën. Duhet të vijë ministrja