Ministri i Drejtëisë Ulsi Manja u pyet, pas mbledhjes së qeverisë, rreth aksionit të djeshëm të policisë në shtëpinë e të shumëkërkuarit Ervis Martinaj. Pavarësisht gjetjes së një arsenalit madh armësh në banesën e tij, asnjë familjar i Martinaj nuk u shoqërua në polici. Përgjegjës për këtë është Ministri i Brendshëm Çuçi, sipas tij.
“Unë jam ministër i Drejtësisë i Qeverisë Rama dhe besoj fort në ndarjen e pushteteve dhe me këtë çështje po merret policia dhe institucionet përgjegjëse. Edhe për Policinë ka një ministër përgjegjës dhe ai Bledi Çuçi” – u shpreh Manja.
Zona ku jeton familja e Martinajt u rrethua për pesë orë gjatë ditës së djeshme. Por, deri më tani nuk është raportuar për gjetjen e ndonjë të dhëne të re në lidhje me fatin e bosit të lojërave të fatit.