Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka zbuluar detaje të reja për të shumëkërkuarin Ervis Martinaj.
Çuçi ka pohuar se efektivi i cili shoqëronte Martinaj është zbuluar nga policia.
Sakaq shtoi se vetëm gjatë këtij viti janë arrestuar 133 policë dhe oficerë.
“Jetoni është ai rast që është kapur nga policia, ne e kishim në vëzhgim, është një betejë e përgjithshme. Ne morëm informacionin që ai ka shoqëruar atë dhe e vëzhguam e ndoqëm, morëm kamerat e hotelit ku ishte dhe zbuluam që ishin bashkë, e zbuloi policia bashkë me agjencinë. Prandaj e kemi shkëputur totalisht nga policia që mos të ketë konflikt interesi (agjencinë). Rezultatet janë mbresëlënëse që vitin e parë. 133 vetë brenda këtij viti kanë shkuar në polici, oficerë policie”, tha ai.