Ministri Çuçi për DEA-n në Shqipëri: Person permanent, jo zyrë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, gjatë fjalës së tij në seancën plenare të ditës së sotme ka sqaruar prezencën e DEA-s amerikane në Shqipëri. Ai bëri me dije se nuk bëhet fjalë për një zyrë, por për një person permanent.

“E para njëherë ajo nuk është zyrë, por një person që DEA e ka caktuar të jetë permanent në Tiranë. Deri më sot ne bashkëpunonim me DEA-n përmes zyrës që ka në Athinë. Si rezultat i intensifikimit të bashkëpunimit që kemi pasur dy vitet e fundit me këtë zyrë dhe si nevojë për të qenë në një nivel bashkëpunimi të sinkronizuar, të dy dhe DEA dhe Policia e Shtetit, ranë dakord që të kishte një person që do të ishte rezident në Shqipëri që do të bashkëpunonte me Policinë e Shtetit dhe me SPAK” – deklaroi Ministri.

Në lidhje me numrin e vënë në dispozicion nga kjo agjenci, Çuçi deklaroi se ai është plotësisht i koordinuar me Policinë e Shtetit dhe SPAK-un:“Sa i përket numrit, është e koordinuar plotësisht me Policinë e Shtetit dhe me SPAK-un sepse informacionet për të shkuar më tej në një proces hetimor do të ndahen me Policinë e Shtetit dhe me SPAK. Nuk është për t’u shqetësuar prezenca e një përfaqësuesi, por është shenjë bashkëpunimit në nivelin më të lartë

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *