Ministri Çuçi për shqiptarët e arrestuar në Spanjë: Do vijojë hetimi për burimet e pasurive në Shqipëri

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar pas përmbylljes së mega-operacionit “DOBRA” në Spanjë, ku ranë në pranga 107 persona, mes të cilëve edhe shqiptarë.

Ministri Çuçi tha se hetimet do të vijojnë edhe për pasuritë e të gjithë personave të implikuar. në Shqipëri.

Reagimi i ministrit Çuçi:

Policia Shqiptare, në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Spanjolle dhe atë Gjermane, me mbështetjen e EUROPOL, përmbyllën një mega-operacion në Spanjë, kundër krimit të organizuar në fushën e narkotikëve, me origjinë shqiptare. Organizata e goditur është transnacionale, e përfshirë në trafikimin dhe kultivimin e gjerë të marijuanës.

Oficerë të Policisë së Shtetit operuan në Spanjë së bashku me kolegët e tyre, për çmontimin e grupit. Por hetimet nuk do të ndalen këtu, pasi do të vijojnë me hetimin e burimit të pasurive në Shqipëri, të gjithë personave të implikuar.

Ky është një tjetër operacion ndërkombëtar që dëshmon kapacitete në nivele të larta profesionale dhe besueshmërinë e Policisë Shqiptare.

Megjithatë jemi të vetëdijshëm se kemi ende shumë punë përpara, për të renditur Policinë e Shtetit brenda mandatit të tretë, mes Policive të vendeve europiane. Gjithashtu për ta bërë Shqipërinë një vend më të sigurt, për të ardhmen e fëmijëve tanë.

/Priza.al/

Share This Article
Leave a comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *