Ministri shtetëror gjerman për Evropën, Michael Roth tha se ka ardhur koha që BE të mbajë premtimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Pas vizitës në Shkup, ai shtoi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor, është europiane dhe se duhet të veprohet shpejt dhe pa dyshime.
“Është koha e duhur për BE-në që të mbajë premtimet, duhet të fillojnë negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është Evropiane ”- shkruan Roth në postimin e tij në Twitter.
#ontheroth nach Skopje und Tirana! Höchste Zeit, dass die #EU ihre Versprechen einhält und Beitrittsgespräche mit Nordmazedonien 🇲🇰 und Albanien 🇦🇱 beginnt. Die Zukunft des westlichen Balkans ist europäisch – jetzt entschlossen handeln, um daran keine Zweifel aufkommen zu lassen.
— Michael Roth – official 🇪🇺🇺🇦🇮🇱 (@MiRo_SPD) May 26, 2021
Ditën e sotme, ministri gjerman vizitoi Maqedonin e Veriut në kuadër të bisedimeve për hapjen e negociatave. Vizita e Michael Roth është në prag të takimit në qershor të Këshillit të BE-së, ku ai do ta përfaqësojë Gjermaninë.
/Priza.al/